11,09,2025

Ferizaj: Mbahet kampionati mbarëkombëtarë individual i pingopongut

Must Read

Për dy ditë radhazi në Ferizaj është mbajtur kampionati mbarëkombëtar individual i pingpongut.

Në këtë garë kanë marrë pjesë me 150 pjesëmarrës, ndërsa të pranishmit në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka përshëndetur drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale DR. Kemajl Emini. Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, ndërsa ka folur edhe për rëndësinë e kampionatit mbarëkombëtare individual të pingopongut Kosovë-Shqipëri.

Ceremoninë e hapjes së këtij kampionati e bëri kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri i cili i informoi të pranishmit për aktivitetin që kanë organizuar së bashku këto dy federata, si dhe për aktivitetet e radhës. Tutje të pranishmit i përshëndeti, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Shqipërisë, Tonin Binoshaj, si dhe përfaqësuesi nga MKRS Agron Gashi.

Në fund të këtij kampionati Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti u shpallën kampion të kampionatit të parë individual Kosovë-Shqipëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img