23,11,2024

Kuvendi i Komunës miratoi rritjen e të hyrave vetanake në vlerë prej 1.28 milion euro për vitin 2023

Must Read

Është mbajtur mbledhja e dytë e jashtëzakonshme për këtë vit, e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi.
Drejtorja e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se bartja e këtyre mjeteve bëhet mbi bazën e ligjit të buxhetit Nr . 08/L-193 për vitin 2023.

“Planifikimi i inkasimit të hyrave vetanake të komunës për vitin 2023 është 6,435,923.92eur, ndërsa inkasimi për këtë vit deri më dt.31.10.2023 është 7,717,667.22 euro, ndërsa diferenca prej 1,281,743.30 euro janë rezultat i tejkalimit të hyrave.


Vendimi duhet të merret për shkak të alokimit të mjeteve të nevojshme për shlyerjen e obligimeve të këtij viti meqenëse gjatë muajve të kaluar kemi pasur ekzekutim të vendimeve gjyqësore përmes përmbaruesit kryesisht pagat ndaj mësimdhënësve si rrjedhojë e kontratës kolektive”, ka thënë drejtorja Ajeti-Sadiku.

Drejtorja e financave tutje të pranishmit i ka njoftuar edhe tek kategoritë ekonomike ku është bërë shpërndarja e rritjes së të hyrave vetanake për vitin fiskal 2023. Ajo tha se këto mjete shkojnë tek mallrat dhe shërbimet me një shumë prej 1,131,743.30 euro, ndërsa tek shpenzimet komunale janë paraparë 150,000.00 euro.

Pas fjalës së drejtores, anëtarët e kuvendit kanë pasur mendime të ndryshime, por shumicë votash ky propozim mori dritën jeshile nga të gjithë anëtarët e KK-së.

Në fund të gjithë anëtarët e KK-së i ka falënderuar nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, për votën pro të këtij propozimi, përderisa ka thënë se bartja e këtyre mjeteve zakonisht është bërë në fillimin të vitit të ardhshëm, ndërsa këtë vit po e shfrytëzojnë ashtu siç e parasheh edhe ligji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img