19,09,2024

Alpinistët nga Gjilani Eksplorojnë Shtigjet e Jezercit

Must Read

Me ftesë të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, në kuadër të projektit për promovimin e Turizmit, sot bjeshkat tona i mirëpritën anëtarët e Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpinistë nga Gjilani.

Shoqëruar nga guidat me përvojë të Ferizajt, Besnik Reka dhe Bekim Fazliu, të cilët me pasion kontribuojnë në promovimin e vazhdueshëm të turizmit malor në komunën e Ferizajt, grupi i alpinistëve nga Gjilani filloi një udhëtim drejt këtyre vendeve të bukura. Kësaj here, destinacioni i tyre ishte Shtegu i Bletëve në Jezerc.

Ndër pjesëmarrësit ishte edhe Balton Dërguti, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, së bashku me Denis Rashiti, shefin e sektorit të Turizmit. Projekti për shenjëzimin e shtigjeve të ecjes, i implementuar nga Komuna e Ferizajt, ka pasuar një impakt të rëndësishëm në promovimin e turizmit malor.

Me këtë rast, përveç alpinistëve të Ferizajt, grupet e ndryshme tani kanë mundësinë të shijojnë rreth 56 kilometra shtigje në komunën tonë,” tha Drejtori Balton Dërguti. Ai shprehu falënderimet ndaj Grupit nga Gjilani që zgjodhën të vizitonin Jezercin në Ferizaj këtë të diel.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img