Një person, 29 vjeç është arrestuar sot rreth orës 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut nën dyshimin për veprën penale “sulm”, me dënim burgimi prej 60 ditëve.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Sot, rreth 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin A.G (M/K), i moshës 29 vjeçar i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, për veprën penale ” Sulmi ’’ me dënim burgimi prej 60 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.