19,04,2025

Përfundoi greva e punonjësve të Kompanisë “Pastërtia”

Must Read

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se pas takimit të zhvilluar pak çaste më parë nga menaxhmenti i KRM “Pastërtia” me Këshillin Grevist, u arrit dakordimi për përfundimin e grevës së punonjësve të KRM “Pastërtia”.

Komuna e Ferizajt ka qenë, mbetet e do të vazhdoj të mbetet mbështetëse në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore operuese e rritjen e mirëqenies së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, e dëshmuar kjo edhe me investimet e bëra ndër vite në furnizimin me makineri operuese si dhe mbështetjen me punë kontraktuale për KRM “Pastërtia”.

Që nga dita e parë e grevës, Komuna është deklaruar e gatshme për dialog me këshillin grevist në suaza ligjore, për të cilën kemi zhvilluar disa takime, gjithnjë në mbështetje e duke bashkëndjerë me punëtorët.

Ekipet e pastrimit aktualisht po lëvizin në terren, ashtu që të përmirësohet shkalla e grumbullimit të mbeturinave në qytet e fshatra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarisht shtrenjtohet energjia elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët të energjisë, duke nënkuptuar rrjedhimisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img