22,11,2024

Hajnat futen në shtëpinë e Mozzikut në Ferizaj – vjedhin armë, para e stoli ari

Must Read

Një qytetar në Ferizaj ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Mësohet se bëhet fjalë për reperin nga Ferizaj, Mozzik i cili është bërë cak i hajnave dje.

Mësohet se në shtëpinë e Mozzik janë vjedhur armë, stoli ari dhe para.
Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, ku dhe janë dhënë detaje se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

“Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Por këtë e ka bërë punlike edhe vet Reperi kosovar Mozzik, i cili qka njoftuar se të shtunën i është plaqkitur shtëpia e tij.

Ai ka njoftuar se hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën dhe kan marrë 100mijë euro orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura.

Përveq parava i janë vjedhur rreth 15/16 armë me leje dhe komplet sistemin e camerave.

“Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot”, ka thënë reperi.

Ndërsa ka faleminderuar policinë për angazhimin.

Postimi i plotë:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .

Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

Shnet Paçi !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img