19,09,2024

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, nën dyshimin për “Ofrimin e lokaleve për prostitucion” dhe “dhunë në familje”

Must Read

Një person me inicialet B.V, 26 vjeç me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar të enjten rreth orës 17:00 në Ferizaj.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale ‘’Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’  me dënim burgimi prej  2  vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale ‘’ Dhunë në familje ‘’ me dënim burgimi prej 20 ditëve.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë  stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img