10,10,2025

Mbyllen për qarkullim rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” në Ferizaj

Must Read

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te parku i Lirisë në Ferizaj, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të komunikacionit për arsye të zhvillimit të punimeve-faza e tretë, përkatësisht asfaltimi i shtresës së tretë të rrethrrotullimit dhe shiritave me katër korsi.

Ndërprerja dy ditore e qarkullimit të automjeteve, do të bëhet me datat 11 dhe 12 tetor 2023 (e mërkure dhe e enjte) duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

“Kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve, dhe i ftojmë që të qarkullojnë përmes rrugëve tjera të qytetit të Ferizajt”, thuhet në njoftim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img