Në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizaj, u bë zbulimi i lapidarit kushtuar dëshmorit të kombit Muhamet Kabashi-Kelota.
Në ceremoni, morën pjesë strukturat komunale, bashkëluftëtar të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë.
Me një fjalë përshëndetëse të pranishmeve ju është drejtuar gjeneral major Shukri Buja-Komandant i Zonës Operative të Jezercit. Ai ka folur për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për veprimtarin e dëshmorit Muhamet Kabashi.
Ndërsa drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, në këtë ceremoni ka thënë se pikërisht me rastin e 28 shtatorit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, po zbulohet edhe pllaka përkujtimore kushtuar dëshmorit Muhamet Kabashi-Kelota.
Duke folur për dëshmorët dhe rëndësinë e ngritjes së lapidarëve, si ky sot, Imri Ilazi nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se luftëtarët nuk vdesin kurrë. Ai tutje ka thënë se dëshmia e parë që përnjëmend e duam, e nderojmë këtë vend, janë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.
Evokim kujtimesh për dëshmorin e kombin Muhamet Kabashi-Kelota, ka dhënë edhe Asllan Shabani.
Pllakën përkujtimore e zbuluan nëna e dëshmorit, Shukri Buja-komandant i Zonës Operative të Neredimës, Elmi Recica-deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit.