25,11,2024

Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 7-të shkencore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

Must Read


Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, njëherit edhe kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, ka marrë pjesë në Konferencën e 7-të shkencore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila është mbajtur në Tiranë, me moton “Partneritet për përsosmëri – Partneritet për Evropën”.
Në këtë Konferencë të organizuar në bashkëpunim nga Akademia e Akademisë Kombëtare Gjermane Leopoldina dhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, kanë marrë pjesë kryetarë dhe përfaqësues të lartë të akademive të shkencave të vendeve të rajonit dhe më gjerë, rektorë të universiteteve publike, si dhe përfaqësues të shteteve evropiane që mbështesin Procesin e Berlinit.


Rektori Bajraktari, i cili përfaqësoi Kosovën në këtë Konferencë, në fjalimin e tij foli për arsimin e lartë në përgjithësi, e në veçanti për zhvillimin e UShAF që nga themelimi e deri me sot, duke specifikuar bashkëpunimin me shtetet e Bashkimit Evropian, e në veçanti me Austrinë, përkatësisht Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg. Gjithashtu, ai përmendi përvojat që kanë bërë që UShAF të jetë në nivel të njejtë me universitetet e shkencave të aplikuara në Evropë.
Gjatë kësaj Konference Rektori Bajraktari, pati edhe takime të ndara me Presidentin e Akademisë së Shkencave të Gjermanisë, prof. Gerald Haug, Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Skender Gjinushi, të Austrisë, prof. Heinz Fassmann, si dhe kryetarë të akademive të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Po ashtu, Rektori u takua edhe me kryesues të Konferencave të Rektorëve, rektoren e Kolegjit të Evropës, njëherit edhe ish përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini, si dhe me presidenten e forumit të rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, Snjezana Prijic-Samarzija.

Në të gjitha këto takime, është diskutuar rreth çështjeve të diskutuara në Konferencë dhe mundësive të bashkëpunimit në segmente të caktuara, me qëllim të avancimit të arsimit të lartë dhe shkencës në përgjithësi.
Konferencën e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është shprehur i lumtur për faktin se ky takim ndodhi në Tiranë, ku do të ndodhë dhe takimi i Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, për herë të parë në rajon, jashtë një vendi të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, kryeministri Rama ka shprehur dëshirën për veprime të mëtejshme dhe të përbashkëta për të integruar ngadalë, por qëndrueshëm, Akademinë e Shkencave së Shqipërisë dhe akademitë e shkencave të Ballkanit Perëndimor në rrjetin e gjerë të akademive të shkencave evropiane, për të siguruar më tepër dije dhe mbështetje për kërkimin shkencor në rajon.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, është një nismë ndërshtetërore për të mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img