Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, me kënaqësi prezantoi një rrugëtim të veçantë për dashamirësit e natyrës dhe aventurierët të cilët janë të përkushtuar ndaj ecjes në mënyrë profesionale.
Udhëtim nëpër shtegun e ariut dhe drenushave, një rrugë e cila sjellë momente të paharrueshme në mes të bukurisë natyrore të Ferizajt.
Shtegu i ariut dhe i drenushave është një udhëtim i pasur me natyrën dhe eksperiencat që vijnë me të.
Ky udhëtim ka shërbyer edhe si një hap i rëndësishëm drejt promovimit dhe rregullimit të shtigjeve të ecjes në Ferizaj. Drejtori Derguti ka ecur së bashku me bjeshkatarët nga Ferizaj, si dhe Klubin Alpin Prishtina dhe ka dhënë fjalën se kjo nuk është një herë e vetme dhe se do të organizohen edhe ecje të tjera në të ardhmen. Në këtë aventurë të mrekullueshme, kanë qenë pjesëmarrës dashamirë të natyrës nga Ferizaj dhe Prishtina, të cilët janë bashkuar përmes Klubit Alpin Prishtina, ShBA “Kastrioti” si dhe Bako Ranch.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, është në angazhim për të frymëzuar dhe promovuar ecjen dhe eksplorimin e bukurive natyrore të këtij qyteti.