27,08,2025

Britania stërvit ushtarët e FSK-së në Jezerc të Ferizajt (FOTO)

Must Read

Britania e Madhe po e zbaton marrëveshjen shumëvjeçare të Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke për të stërvitur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ambasada Britanike në Kosovë, e cila tha se stërvitja aktuale është duke u zhvilluar në kodrat e Jezercit në Ferizaj.

“Koloneli Paul Morris, komandanti i Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke, ka vizituar sot stërvitjen që po i ofrojnë FSK-së në kodrat e Jezercës mbi Ferizaj. Studentët në javën 3 të Kursit të Komandës dhe Udhëheqjes për Juniorë të BMATT po zhvillonin një Garë Patrullimi mbi terrene sfiduese”, u tha në njoftim.

Ambasada tha se trajnimi është pjesë e marrëdhënies shumëvjeçare të BMATT-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img