09,06,2025

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Ferizaj dhe Odës Ekonomike të Kosovës

Must Read

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë pritur në një takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por është bërë nënshkrimi edhe i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Ferizaj dhe Odës Ekonomike të Kosovës për funksionalizimin e Qendrës së Trajnimeve në Greme dhe shndërrimin e saj në Qendër Rajonale Ballkanike për trajnime dhe certifikime ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është marrja në shfrytëzim e objektit, përfshirë hapësirave brenda dhe jashtë objektit si dhe parkingjet e Qendrës së Trajnimeve në fshatin Greme.

Komuna e Ferizajt, pritet të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me Odën Ekonomike të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img