Me datën 09.09.2023 rreth orës 01:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion, se në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Guri i Zi ‘’ është një rast i lëndimit trupor, ku një person i kishte shkaktuar lëndime të rënda një personit tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
I lënduari pasi kishte marrë ndihmën e pare mjekësore në Qendrën e Mjeksësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
I dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, , me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësur ‘’Lëndim i rëndë trupor’’