NPL “Ambienti” gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion për rregullimin eamabientit rrethe dy shkollave të mesme në Ferizaj.
Punimet që po zhvillohen në rregullimin e nënkalimit afër Stacionit të Policisë dhe rrugën “Brahmi Ademin” në Ferizaj, derisa për makina është rregulluar rrugë alternative prapa Sallës së Sporteve, është vështirësua qasja fizike e qytetarëve dhe nxënësve në dy shkollat e mesme, Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” dhe Shkollën Profesionale “Zenel Hajdini”.
Për këtë në orët e mëngjesit NPL “Ambienti” ka mobilizuar të gjitha ekipet që të bëjë rregullimin dhe pastrimin e rrugës e cila do të jetë e vetmja rrugë për qasje për nxënësit dhe stafin e shkollave.
Drejtori i NLP “Ambienti”, Arton Gavazi, në orët e mëngjesit së bashku me ekipet për mirëmbajtjen e kopshteve dhe makineritë kishin filluar rregullimin e rrugës dhe ambientit në rrugën alternative që mundëson qasjen në këto shkolla.
“Me të marrë informatën se pas mbylljes së rrugës kryesore për dy shkollat e mesme në rrugën “Brahim Ademi” jemi mobilizuar me të gjitha ekipet dhe po punojmë që të krijojmë një ambient sa më të mirë dhe të rregullohet hyrja që qon te shkollat e mesme, rrugë që shfrytëzohet kryesisht nga nxënësit, stafi dhe prindërit e nxënësve të tyre” tha Drejtori i NLP “Ambienti”, Arton Gavazi.
Për këtë ky aksion është përshëndetur nga mënaxhmenti i këtyre shkollave për faktin se sot ka filluar edhe viti i ri shkollor
E për të gjithë nxënësit e këtyre shkollave dhe atyre që kanë nevojë për dokumente nga këto shkolla njoftohen qytetarë që të shfrytëzohet rruga “Ramadan Rexhepi” (rruga e Spitalit) , dhe hyrja afër kafiterisë Kosmo, momentalisht e vetmja rrugë që ka qasje në këto dy shkolla.