22,11,2024

Asociacioni i Komunave te Kosovës: Vonesa e shpërndarjes se teksteve mësimore nga MASHTI pamundëson fillimin e mbarë të vitit shkollor

Must Read

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunal të Arsimit me shqetësim ka marrë lajmin e Ministrisë së Arsimit për çështjen e furnizimit me libra shkollor.

Për Drejtoritë Komunale të Arsimit, është me rëndësi që mësimi të fillojë pa vonesa dhe viti i ri shkollor të gjejë nxënësit me libra.

Ne jemi të bindur që propozim vendimi i MASHTI-it do të krijojë vonesa dhe humbje efektive të mësimit.

Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar Komunat për propozimet e reja dhe ato nuk kanë pasur paraprakisht asnjë njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë.

Gjithsesi, si gjithmonë, Komunat janë të gatshme të ndihmojnë Ministrinë në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Për ne është e domosdoshme që Ministria e Arsimit të sigurojë sa më parë librat shkollor, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar.

Në të kundërtën, barrën e vonesave do ta bartin nxënësit në mësimnxënie e prindërit në financim të librave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img