19,04,2025

Nis procesi i repelimit të gjedheve dhe bagëtive të imta

Must Read

Në përgjigje të kërkesave të blegtorëve ferizajas me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, filloi procesin e repelimit të gjedheve dhe bagëtive të imta në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale.

Për të kryer procesin e repelimit me sukses, janë angazhuar 5 ambulanca veterinere, të cilët do ta kryejnë këtë proces në dy faza brenda 30 ditësh e për të parë nga afër ecurinë e këtij procesi drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi blegtorin Hamdi Jetishi në fshatin Kosinë, me ç’rast u shpreh se drejtoria që udhëheq mbetet e përkushtuar në zbatimin e projekteve e nismave në mbrojtje të shëndetit të kafshëve por edhe mbështetje për veprimtarinë e blegtorëve, bujqve e fermerëve ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarisht shtrenjtohet energjia elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët të energjisë, duke nënkuptuar rrjedhimisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img