26,11,2024

Vdes në QKUK 62-vjeçari që u godit nga një veturë në Ferizaj

Must Read

Një 62-vjeçar ka vdekur mëngjesin e kësaj të enjte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi një ditë më parë është goditur nga një veturë në Ferizaj.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Riza Matoshi” rreth orës 13:50, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte  H.S ( M/K) i moshës 62-vjeçar.

“Për pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

“Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidentit dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet”.

E dyshuara ishte shoqëruar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndërsa, sot me datën 03.08.2023, rreth orës 02:00 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se ngasësi i biçikletës H.S ( M/K) i moshës 62 vjeçar, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në aksident komunikacioni, ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur tutje.

Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura tjera hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img