28,11,2025

Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Must Read

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 10:00 ka pranuar një informacion se në një fshat të Ferizajt është një rast i kanosjes.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëve, kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B (M/K) i moshës 54 vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskuar:  një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img