23,04,2025

Projekti CBCEcoKid në Ferizaj “Energjia e kursyer sot, është pasuri për të ardhmen”

Must Read

Projekti CBCEcoKid ka zhvilluar një seri aktivitetesh me qëllim të promovimit të efiçiencës së energjisë në komunat partnere në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

8 institucione arsimore publike, 4 në Ferizaj – Gjimnazi ‘Kuvendi i Arbërit’, Shkolla ‘Gjon Serreçi’, Shkolla ‘Jeronim De Rada’ dhe ‘Çerdhja ‘Ardhmëria Jonë’; si dhe 4 në Çair – Shkolla ‘Hasan Prishtina’, Shkolla ‘Imri Elezi’, Shkolla ‘Liria’ dhe Çerdhja ‘Borëbardhat’, përfituan me vendosjen e 450 paneleve solare me kapacitet instalues prej 193.91 kpW. Përveç kësaj, vendosja/zëvendësimi i të gjithë poçave ekzistues me poça efecientë në 7 institucione arsimore ka bërë që shpenzimet e energjisë elektrike të reduktohen shumë.

Si pjesë e programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, këto të arritura të projektit CBCEcoKid mundësuan sensibilizimin e të rinjve por edhe arsimtarëve të shkollave të përfshira në projekt me qëllim të promovimit të kursimit të energjisë elektrike si pasuri për të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img