23,11,2024

Fillon regjistrimi  në shkollat e mesme të Ferizajt, shkolla “Zenel Hajdini” fillon me risi, me mësim Dual në profilin për Floktare

Must Read

Gjatë ditës së sotme në shkollat e mesme të Ferizajt  ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta.

Rreth 1700 nxënës të cilët sapo kanë mbaruar klasën e nëntë, sot kanë  filluar regjistrimet në klasën e dhjetë  të cilët do të konkurojnë sipas suksesit dhe kritereve të përcaktuar nga MASHTI.

Risi këtë vitë në profile ka sjellë shkolla “Zenel Hajdini” e cila për herë të parë ka startuar me mësim Dual, me profilin Floktari/Frizere.

Memaxheri  i qendrës për regjistrim në shkollën profeaionale “Zenel Hajdini”  ka thënë se këtë vit ka një interesim të shtuar për shkollat profeaionale.

“Këtë  vit kemi hapur edhe profile të reja, e njëri prej tyre, profili i Floktarisë, është me programin më ti ri, mësimin Dual, që theks të veçant ka pjesën praktike. Në këtë profil nxënësit do të kenë vetëm dy ditë  lëndë të përgjithshme ndërsa për tre ditë kan mësim praktik. Kjo besojë do  ta bjë shkollën më atraktive dhe të jetë një mundësi e mirë që nxënësit të dalin më të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm për tregun e punës” ka thënë përgjegjësi i qendrës për regjistrim në shkollën Profesionale “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Ndyshe numri i nxënësve që kanë aplikuar gjatë ditës së sotme deri në mesditë nuk ka qenë i madh pasi rezultatet e Testit të Arritshmërisë janë publikuar gjatë ditës së djeshme dhe nxënësit ende nuk janë  pajisur të gjithë me dëftesa.

Ditën e nesërme pritet një fluks më i madh i tyre pasi  gjatë ditës së sotme  në shkollat fillore po punohet me intenzitet të plotë për përgatitjen me dokumantacion për semimaturantët.

Për zgjerimin e numrit të profileve  me mësim Dual përmes një informate dërguar DKA- ve, Drejtori⁷ i Departamentit për Arsim dhe Aftësim Profesional, Lah Nitaj,  ka bërër të ditur se pas pilotimit të disa profileve vitin e kaluar, këtë vit është rritur numri i tyre

“Siç jeni në dijeni në Programin qeverisës fusha e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) është një ndër prioritetet më të rëndësishme, në këtë drejtim ofrimi i mësimit dual është komponenti më domethënës. Mësimi dual që ka filluar së pilotuari vitin e kaluar shkollor do të ofrohet për vitin e ri shkollor edhe në një numër profilesh tjera” shkruan në njoftimin e  Lah Nitaj, Drejtor i departamentit për Arsim dhe Aftësim Profeaional në MASHTI.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img