Krahas angazhimeve të shumta për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, aktiviteteve të shtuara në prandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt, sot iu përgjigj thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “ Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”.
Shumë pjesëtarë të policisë së rajonit të Ferizajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhuruan gjak vullnetarisht.
Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve , që shërohen në spitalet tona .
Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të gatshëm të mbështesin ç’do fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, saherë që kanë nevojë ata.