11,10,2025

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Ferizaj: Vjedhin një kasafortë me para, dokumente e stoli ari

Must Read

Në raportin ditor të policisë, bëhet e ditur se në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sipas së cilës një qytetari i janë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente dhe bizhuteri ari.

Rastin në Polici e ka denoncuar ankuesi mashkull kosovar, duke sqaruar se një person i panjohur e ka deportuar me dhunë në shtëpinë e tij.

“VJEDHJE E RËNDË – Ferizaj 16.07.2023 – 23:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori” njofton Policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img