05,11,2025

Rektori Agron Bajraktari u zgjodh kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari është zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës.

Konferenca e Rektorëve, në mbledhjen e mbajtur sot, me datë: 03. 07. 2023 në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka zgjedhur kryesues rektorin Bajraktari me vota unanime, ndërsa zëvendës kryesues i kësaj Konference, është zgjedhur rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi.

Rektori Bajraktari falënderoi rektorët e universiteteve publike të Kosovës për besimin e dhënë për udhëheqjen e kësaj Konference, si dhe u zotua se do të kryej këtë detyrë me përkushtim, ashtu sikur edhe kryesuesit e mëparshëm.

Po ashtu, rektori Bajraktari theksoi se do të punojë maksimalisht për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe ngritjen e cilësisë në këtë nivel të arsimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img