Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot së bashku me përfaqësuesit e komunës së Ferizajt dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj ka shpërndarë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 euro, 30 familjeve në nevojë, e që këto familje janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
Këto pako janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të projektit, minimaratonës ‘’Vrapojmë me Policinë Tonë” që është mbajtur me datën 12 qershor, për nder të ditës së Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150 Vjetori Themelimit të Ferizajt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe ndihmuan duke e blerë nga një fanellë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nevojë.