Pas një aksidenti në qendrën Village Shopping & Fun ku u aksidentuan disa automjete policia e Ferizajt ka dalë me njoftim zyrtar
Ky është njoftimi zyrtar i Policisë në Ferizaj
Sonte, rreth orës 21:30 kemi pranuar një informacion se tek qendra Village Shopping & Fun në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ku fillimisht janë ndeshur dy vetura në lëvizje dhe katër vetura të tjera të parkuara kanë pësuar dëme materiale. Për pasoj e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona / shoferat e dy automjete në lëvizje, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Njësia e Hetimeve të Aksidenteve po e heton rastin.