05,05,2024

Mbahet festivali “Fëmijët e Gëzuar”

Must Read

Këtë të shtunë në teatrin e qytetit “Adriana “në Ferizajt, është mbajtur festivali i këngës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar 2023”.

Hapjen zyrtare të këtij festivali e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë festival tashmë tradicional në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa drejtori i këtij festivali Nazmi Aliu, është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë përzgjedhjen e fëmijëve për të marre pjesë në këtë festival për shkak se të gjithë fëmijët ishin shumë të veçantë.

Në këtë festival kanë marrë pjesë fëmijë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva dhe Shqipëria.

Juria profesionale e këtij festivali përbëhej prej Edita Krasniqi- muzikologe, Shqipe Halili- Spahiu – redaktore e RTK-së, Aurora Balaj dhe Kushtrim Jakupi profesor universitar.

Festivali është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor që po mbahen në jubileun e 150 vjetorit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img