23,11,2024

Dyshime për fajde: Gjykata çon në paraburgim katër persona në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për veprën penale fajdeja.

B.M., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

A.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31; veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

B.K., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

A.M., i dyshuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në komunikatën për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, bëhet e ditur tutje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img