11,02,2026

Ferizaj: 5 shkolla përfituese të inventarit dhe pajisjeve didaktike

Must Read

Në bazë të marrëveshjes së Komunës së Ferizajt, gjegjësisht Drejtorisë së Arsimit dhe CARITAS-it zviceran (projekti TAKE), pesë shkolla/institucione arsimore, janë pajisur me inventarë dhe lodra druri për fëmijët parafillor.

Inventari dhe pajisjet didaktike mundësojnë edukimin e fëmijëve me metoda të reja në edukimin parafillor. Kjo mbështetje për shkollat tona, është ofruar nga projekti TAKE, i cili zbatohet nga CARITAS-i Zviceran, në bashkëpunim me partnerë vendor dhe përkrahet nga Principata e Lihtenshtajnit.

Shkollat përfituese janë: “Dëshmorët e Koshares” Koshare, “Hajriz Muhadini” Dremjak, “Halit Ibishi” Cërnillë, “Afrim Abazi” Sherret dhe “Muharrem Shemsedini” Fshati i Vjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img