24,11,2024

Kuvendi i Komunës mori një sërë vendimesh të rëndësishme

Must Read

Këtë të premte Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi ka mbajtur mbledhjen e katërt të kuvendit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Para anëtareve të Kuvendit, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimi për daljen në konsultim publik të draft-planit komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe ri-integrimin e të huajve në Komunën e Ferizajt për vitin 2023-2025.

E nga ana tjetër Sabri Murseli drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ka bërë propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 3148 -0 ZK në Ferizaj pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 ZK në Ferizaj pronë e Komunës së Ferizajt.
Drejtori Murseli, pati edhe disa propozim-vendime për këmbimin e disa ngastrave kadastrale në Neredime të Ulët.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës, janë votuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img