Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në Cërnillë të Ferizajt.
Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme nga shtëpia e tij.
Bëhet e ditur se shuma e parave të vjedhura është rreth 2 mijë euro, ndërsa stoli ari me vlerë rreth 6 mijë euro.
Qytetari ka raportuar se një person i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.
Policia ka njoftuat se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftim.