Paraditen e sotme, Inspektorati i Komunës së Ferizajt, duke vepruar sipas vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, pas studimit të fizibilitetit të kryer për vendosjen e objekteve të përkohshme komerciale në sheshin e qytetit, nisi sot, largimin e kiosqeve dhe shtandeve të deritanishme në sheshin e qytetit.
Ky aksion, po shtrihet në gjithë zonën urbane, të përfshirë në kuadër të këtij studimi dhe si i tillë, do të pasohet me ankandin publik, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të aplikojnë për të marr në shfrytëzim, kiosqet e reja, duke vepruar konform parashikimeve ligjore e të rregullativës komunale mbi këtë fushë.