23,11,2024

Paraburgim personit që për 16 mijë euro me fajde, mori 40 mijë euro

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.G., shtetas i Republikës së Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga data 1 shkurt 2022, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë.

Sipas gjykatës, ky shtetas, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari E.A., për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkojë para fajde nga i pandehuri.

I njëjti në fillim ka marrë 4 mijë euro me fajde, me kamatë 20% në muaj, mirëpo me pamundësi për ti paguar shumat e fajdeve, është detyruar të marrë edhe 3 herë nga dymijë euro dhe një herë 6 mijë euro, pra gjithsej 16 mijë euro.

Për ato para, ai ka paguar në emër të fajdeve nga 3.200 euro në muaj, kështu që brenda një viti ka paguar shumën prej 40 mijë euro vetëm për fajde, kurse borxhin prej 16 mijë euro, ka mbetur pa e paguar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img