23,11,2024

48 vjeçari raporton rrejshëm se i janë grabitur 3500 euro

Must Read

Me datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, personi A.G ( M/K) i moshës 48 vjeçar kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.

Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet. Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës , rreth orës 15:00 , ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë’’

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img