08,11,2024

Kuvendi Komunal në Ferizaj cak i hajnave, denoncohet rasti në Polici

Must Read

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për qytetarët, por edhe për bizneset. Cak i hajnave jo rrallëherë kanë qenë edhe zyrat e institucioneve shtetërore në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur para dy ditësh në Kuvendin Komunal në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë tentuar që të kryejnë vjedhje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti është denoncuar nga një punëtor i sigurimit, i cili ka njoftuar Policinë se hajnat kanë depërtuar brenda përmes dritares dhe kanë demoluar disa zyra. Bazuar në dëshminë e tij, deri më tash nuk është raportuar se mungon diçka nga zyrat e komunës.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë në tentativë’, ndërsa veprimet tjera do ndërmerren posa të kapen të dyshuarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img