12,05,2024

Aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjet që humbën familjarët e tyre

Must Read


Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën Ferizaj-Shtime, e ku humbën jetën katër persona,në mesin e të cilëve dy ishin nga komuna e Ferizajt dhe dy nga komuna e Shtimes, kryetari i Ferizajt Agim Aliu përmes një telegreami ka ngushëlluar familjarët që humbën të dashurit e tyre.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img