23,11,2024

Azemi: Qeveria përmes Martin Berishaj mundësoi që Kosovës t’i shitej energjia elektrike me çmim marramendës

Must Read


Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se mosveprimi i qeverisë është arsyeja që nuk Kosova nuk ka stabilitet energjetik si dhe dështimi i qeverisë për të investuar në infrastrukturën energjetike.

“Siguria dhe stabiliteti ynë energjetik ka shumë aspekte, por mosveprimi i qeverisë Kurti është sot arsyeja kryesore pse nuk kemi furnizim të mjaftueshëm dhe të përballueshëm me energji elektrike.
Dështimi i qeverisë për të investuar në infrastrukturë të re energjetike ka kontribuar në thellimin e krizës energjetike”, ka shkruar Azemi.

Sipas Azemit për dy vjet sa po udhëheqë Vetëvendosja me qeverinë ka dështuar në programin energjetik, madje edhe strategjia e energjisë e miratuar nuk është e duhura, ndërsa energjia elektrike paguhet shumë më shtrenjtë se dy vjet më parë.
“Kjo qeveri ka dështuar të trajtojë infrastrukturën e vjetër të energjisë dhe kjo do të çojë në ndërprerje dhe mungesë të energjisë elektrike. Për më tepër, kjo qeveri, siç e pamë edhe në strategjinë e re të energjisë, nuk inkurajon zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, duke rritur kështu varësinë tonë nga burimet dhe importet e kufizuara, dhe duke çuar në rritje të çmimeve dhe ndërprerje të furnizimit.

Pra, qeveria e 51 përqindëshit, për dy vite në pushtet, nuk arriti as të ketë strategji të energjisë, as plan veprimi e as investime në gjenerim të kapaciteteve të reja. Sot energjinë elektrike e paguajmë shumë më shtrenjtë se para dy viteve dhe jemi në prag të një shtrenjtimi tjetër”, ka shkruar ai
Tutje aui ka shkruar se përmes ambasadorit Martin Berishaj, qeveria mundësoi që kosovës t’i shitej energjia shumë më shtrenjtë dhe kjo do të këtë pasoja të rënda për ekonominë.

“Këtij pasiviteti në qeverisje po t’ia shtojmë edhe dështimet në proceset e prokurimit për remont të bllokut të termocentralit Kosova A, del se kjo qeveri ia ka mundësuar ambasadorit dhe oligarkut Martin Berishaj t’i shes Kosovës më shumë energji të importuar dhe atë me çmim marramendës, skandal ky tashmë i përmasave rajonale.

Kjo krizë energjetike do të ketë pasoja të rënda për ekonominë, sigurinë dhe cilësinë e jetës sonë, ndaj është e rëndësishme që të ndërmerren hapa proaktiv për ta trajtuar atë.

Fatkeqësisht qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë hap, energjinë e përdor vetëm për video propagandistike!”, ka përfunduar Azemi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img