25,11,2024

Ferizajasit i merret patentë shoferi për gjashtë muaj, voziti dyfish më shumë sesa është e lejuar

Must Read

Policia e Ferizajt ka njoftuar të shtunën për gjobitjen e një shoferi, i cili në zonën e kufizimit 50 km/h, zhvilloi shpejtësi dyfish më shumë, 100 km/h.

Sipas Policisë, shoferi i moshës 24-vjeçare mori një gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative dhe iu mor patentë shoferi për gjashtë muaj.

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë shpejtësinë në zonat e kufizuara.


Njoftimi i plotë i policisë


Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 15:10 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet SH.l (M/MV) i moshës 24 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img