10,01,2026

Me maska dhe nën kërcënimin e armëve grabiten zyret e KEDS-it në Shtime

Must Read


Sot rreth orës 13:10 janë bastisur zyrat e KEDS në Shtime nga dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se të dyshuarit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një veturë të tipit tauran.

Tutje, polica bën të ditur se vetura është gjetur e djegur në fshatin Jezercë, ku dyshohet se është e njejta që kanë përdorur të dyshuarit.

“Jo larg qytetit të Shtimes në rrugën që qon në fshatin Jezercë policia ka gjetur automjetin e djegur, me të cilin dyshohet se personat e dyshuar e kanë kryer grabitjen në Shtime“, tha Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img