21,04,2025

Ferizaj prezantohet në panairin e mobiljeve në Stamboll të Turqisë

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguto po merr pjese në panairin e mobiljeve nga druri “Instambul Furniture FAIR”.

Drejtori Derguti, me këtë rast është takuar me shumë biznese nga Turqia, ku është diskutuar për bashkëpunime të ndryshme si dhe ju dhuroi atyre librin e bizneseve të industrisë prodhuese dhe përpunuese nga Komuna e Ferizajt, në të cilën janë të paraqitura të dhënat e te gjitha bizneseve te komunës tone.

Bizneset turke u njoftuan, poashtu me mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt, për investitorët e jashtëm si dhe mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, bizneset turke i ka njoftuar se industria e përpunimit të drurit është shume e zhvilluar në Komunën e Ferizajt dhe se këto biznese kane potenciale të mëdha për të bashkëpunuar me bizneset nga Turqia.

E nga ana tjetër edhe bizneset turke kanë shprehur interesimin e tyre për marrjen e informacioneve për Komunën e Ferizajt dhe u shprehen të gatshëm për t’i shikuar mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset tona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img