24,12,2024

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Must Read

Mbrëmë, rreth orës 20:20 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj, në  shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim, ishte duke u kryer një rast i vjedhjes në proces.


Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit.
Tëdyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 29, E.P (M/K) i moshës 21 vjecar dhe M.A (M/K) i moshës 20 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë” . Vlera e dëmit sipas ankuesit përllogaritet të jetë njëzetmijë (20.000) euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img