26,12,2024

Tërheqja e kursimeve nga Trusti sot në rend dite në Kuvend

Must Read


Projektligji që mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti) sot do të jetë në shqyrtim në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e Kuvendit do të nisë në ora 10:00, ndërsa shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116 është pika e tretë e rendit të ditës.
Më 7 dhjetor 2022, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen nga Trusti për ta dërguar në Kuvend.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojitet shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.
“Votim i thjesht sikurse për çdo ligji, prezent 61 deputetë, ku shumica duhet të jenë për”, kështu ka konfirmuar për Telegrafin deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Më 15 korrik 2022, në Kuvendin e Kosovës janë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri është shprehur se qytetarët janë duke pritur lejimin për të tërhequr nga 10 për qind deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

“Shpresojmë që të gjithë deputetët do të reflektojnë kësaj kërkese të qytetarëve të Kosovës, është e rëndësishme për secilën familje e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë të cilën janë duke e përballuar, e dimë inflacioni shumë i lartë, pagat janë zhvlerësuar dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet që i kanë familjet në vend, qofshin policit, arsimtarit, qofshin profesorët, mjekët, të gjithë që paguhen nga buxheti i Kosovës dhe urojmë që ditën e enjte do të kalojë në lexim të parë dhe të mos refuzohet ashtu siç është refuzuar herën e kaluar”, deklaroi Tahiri.
Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje vijon ta kundërshtojë këtë iniciativë, raporton Telegrafi.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështjeje dhe sërish e kundërshton tërheqjen e kursimeve pensionale.

Po ashtu, Banka Botërore është shprehur kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti. Eksperti i BB-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Record ka thënë se një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin.

“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, është shprehur Record.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.
Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe pati zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.

Nga të dhënat e Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribuues. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img