29,09,2024

Digjet një fabrikë në Ferizaj

Must Read


Një fabrikë që bën prodhimin e stiroporit është përfshirë nga flakët në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri tek zjarri.

“Sot në orën 00:34 të mëngjesit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimint e stiroporit “AL POR”. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast”, është shprehur Veseli, njofton Klankosova.tv.

Raportohet se nga ky incident zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneralit të FSK-së, zëvendëskomandantit të Zonës Operative të Neredimes, Imri Ilazi – Komandant...

Të pikëlluar, qindra qytetarë, familje të Dëshmorëve, invalidë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish eprorë të lartë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img