15,11,2024

Ligji për Paga dhe Zyrtarët Publikë, reagojnë organizatat dhe federatat sindikale

Must Read

Reagime të shumta në vend ka pasur pas miratimit të projektligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë


Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike kanë shprehur shqetësimin lidhur miratimin e Ligjit për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se këtij shqetësimi i janë bashkuar edhe 30 organizata e sindikata të ndryshme në Kosovë.

“Ligji për Pagat, i cili ka për qëllim të harmonizojë pagat në sektorin publik, është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë. Për më tepër, Ligji për Zyrtarët Publik, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil”, thuhet në reagim.

Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin që miratimi i këtyre dy ligjeve në këtë formë rrezikon ta kthejë tërë procesin në pikën zero, varësisht nga vlerësimi i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese.

Këtij reagimi i bashkohen organizatat, sindikatat dhe federatat sindikale të listuara më poshtë:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSP),

Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).

Grupi Avokues i Kosovës (KAG),

Grupi i OJQ-ve për Veprim të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA),

Gratë për Gratë e Kosovës (KË4Ë),

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D),

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS,

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,

Nevo Koncepti (NVK),

OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),

OJQ Handikos Gjakovë,

OJQ “ZANA”,

OJQ “Gruaja Hyjnore”,

OJQ “Green Energy Kosova”,

Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),

Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),

PEN – Peer Educators Netëork,

Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN),

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK),

Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK),

Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED), dhe

Solidar Suisse në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img