Policia Rajonale e Ferizajt njofton se një vajzë 11 vjeçare ka gjetë një portofol me të holla dhe e ka dorëzuar në Polici.
“Portofoli i përkiste qytetarit B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së”, thuhet mes tjerash në njoftim .
Njoftimi nga Policia:
Një fëmijë nga Ferizaj, Lira Zhinipotoku 11 vjeçare, para një objekti banesor në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj e ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave.
Ajo në prezencë të prindit të saj, menjëherë paratë e gjetura i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Portofoli i përkiste qytetarit B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së .
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotokun, njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.