Në Institucionin parashkollor ”Ardhmëria Jonë” është mbajtur ceremonia e inaugurimit të projektit për instalimin e paneleve diellore në katër institucione arsimore publike në Ferizaj.
Në këtë ceremoni në të cilën morën pjesë Ministri MAPL-së Elbert Krasniqi, Udhëheqësi i Seksionit të bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen dhe Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Ferizajt Agim Aliu tha se ky është vizion i yni për kursimin e energjisë elektrike, duke përdorur burime të këtilla alternative.
“Është një moment i veçantë për të kurorëzuar një përpjekje për një projekt të rëndësisë së veçantë, një nismë e re për institucionet publike kudo në vend, Inaugurimin e përfundimit të instalimit të paneleve diellore në katër institucione arsimore publike në Ferizaj, të cilat u realizuan fal këtij projekti të mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosove dhe me pjesëmarrjen buxhetore edhe nga komuna e jonë” ka thënë Agim Aliu.
Ndërsa Ministri Krasniqi gjatë fjalës së tij ka theksuar se ‘Financimi i projekteve të cilat kursejnë energjinë, mbrojnë ambientin dhe fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar janë prioritet i MAPL-së si udhëheqëse e Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni Veriore, duke pas parasysh krizën energjetike dhe rëndësinë e agjendës së gjelbër’.
Gjithashtu Ministri Krasniqi, ka falënderuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës e cila nëpërmjet programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, ka mbështetur afrimin e vendeve pjesëmarrëse, përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e komunikimit në mes të njerëzve dhe promovimin e vlerave të përbashkëta socio-ekonomike.
Ky projekt është realizuar në institucionin parashkollor “Ardhmëria jonë”, projekt që është realizuar edhe në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” si dhe shkollat fillore “Jeronim de Rada” dhe “Gjon Serreçi”,
Inaugurohet projekti për instalimin e paneleve diellore në katër institucionet arsimore publike në Ferizaj
Must Read