07,05,2024

Shënohet 28 Nëntori, nderohet sakrifica e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj

Must Read

Nderohet sakrifica e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në këtë datë të 28 Nëntorit të lavdisë e krenarisë kombëtare

Me homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, u shënuan sot, Festa e Flamurit dhe Pavarësisë Kombëtare, 25 vjetori i daljes publike të UÇK-së, ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, si dhe 579 vjetori i ngritjes së flamurit në Krujë nga Kryetrimi, Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ishin qindra qytetarë ferizajas, prirë nga drejtorë të drejtorive komunale të Komunës së Ferizajt, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtues të shoqatës së familjarëve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve të luftës e organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, krerë e drejtues politik e institucional që me përkulje, me buqeta lulesh, nderuan sakrificën e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Në shënim të Festave të Nëntorit, Komuna e Ferizajt ditë më parë organizoi e mbajti një varg aktivitetesh kulturore, kulmuar me Festivalin “Kosovarja Këndon” që këtë vit mbushi 50 vite nga themelimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img