07,06,2025

Asfaltohet shtresa e parë e rrugës “Ahmet Kaçiku”

Must Read

Paraditen e djeshme, një nga rrugët kryesore të qytetit, rruga “Ahmet Kaçiku”, rikonstruktimi i së cilës ka filluar, u asfaltua në njërin segment të saj, pas ndërhyrjeve të ndërmarrjeve publike në zhvendosjen e infrastrukturës nëntokësore, gjë që edhe vonoi për një fazë realizimin e projektit, asfaltim që i hap rrugë përfundimit tërësor, duke asfaltuar shtresën e dytë dhe rregulluar infrastrukturën e nevojshme pëcjellëse, që e bëjnë këtë segment me pamje krejt të re e më funksionale.

Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt njofton se pas kësaj faze asfaltimi, me një dinamikë të shtuar do të punohet edhe në fazë tjera të projektit për tu kompetuar në tërësi, së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img