23,12,2024

19 vjeçari, mbetet një vit pa leje dhe 500 euro gjobë, voziti 112 km/h në qytet

Must Read

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 22:52 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Epopeja e Jezercit ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 112 km/h.


Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.U (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.


Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.


Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img