03,05,2024

Gjobë ndaj disa shoferëve për parking të parregullt në Ferizaj

Must Read

Policia e stacionit në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar disa informacione dhe ankesa të qytetarëve, se në disa rrugë lokale të qytetit të Ferizajt,  shofer të ndryshëm nuk respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, duke i parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në kundërshtim me ligjin e komunikacionit rrugor.

Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj ka ndërmarr një aksion në identifikim të kundërvajtësve në komunikacion dhe për dy ditë radhazi, më 31.10.2022 dhe 01.11.2022 ka shqiptuar 130 gjoba kundërvajtje për parking të parregullt, parking në trotuar dhe bllokim të hyrje – daljeve .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, ndërsa inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë ,  për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencë të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img